​Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi

​Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 17:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, nënshkruan sot një marrëveshje granti me vlerë 9 milionë franga për financimin e fazës së dytë të projektit “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”.

Në njoftim thuhet se programi, me një vlerë totale prej rreth 20 milionë frangash zvicerane, do të zbatohet në tri faza.

Faza e parë ka patur një financim prej 8.6 milionë franga, ndërsa ky grant i ri, i ofruar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të mbështesë fazën e dytë të projektit.

Më tej thuhet se ky projekt ka për qëllim mbrojtjen dhe menaxhimin efikas të burimeve ujore, përmirësimin e infrastrukturës ujore, reduktimin e ndotjes së ujërave dhe rritjen e efikasitetit të përdorimit të ujit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat