Hashani: 1.3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale, nuk u shpenzuan

Ekonomi

Hashani: 1.3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale, nuk u shpenzuan

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 12:26
Sipas raportit ka një ngecje në krahasim me planifikimet e qeverisë sa i përket normës së rritjes së Produktit Vendor Bruto (PVB).

Nga viti 2019 deri në vitin 2023, rreth 1,3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale nuk u shpenzuan. Ndërsa investimet e jashtme u rriten 7 për qind në gjysmën e parë të vitit 2024, megjithatë problematikë mbetet struktura e tyre. Kështu u tha në raportin e Institutit Riinvest me temën “Si të dilet nga kurthi i rritjes së pamjaftueshme ekonomike dhe si t’i bëjmë investimet më të frytshme?”.

Sipas raportit ka një ngecje në krahasim me planifikimet e qeverisë sa i përket normës së rritjes së Produktit Vendor Bruto (PVB).

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) i shohin lëvizjet ekonomike në Kosovë në një dritë pozitive se vitin e kaluar, veçanërisht në aspektin e stabilitetit makroekonomik dhe performancës buxhetore. Në fakt, rritja ekonomike është kthyer në trendin para pandemisë COVID-19, rreth 4 për qind.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani, tha se Raporti jep përgjigje pse rritja ekonomike në Kosovë është në një lloj kurthi.

“Vlerësojmë së duhet të bëhet më shumë për të tejkaluar këtë kurth. Sipas projeksioneve me ekonomi globale, pritjet për vitin vijues nuk është se dallon shumë më rritjen ekonomike nga vitet paraprake. Ne jemi kthyer në ritmin e rritjes para pandemisë, por që kjo është e pamjaftueshëm Qeveria e Kosovës ndër tjera  duhet të krijoj një trup ekspertësh vendore dhe ndërkombëtare për të hartuar një vizion afatgjatë që tejkalon modelin aktual të rritjes dhe kapërcen ‘kurthin e vendeve me të ardhurave mesatare”, tha Hashani.

Ai tha se sipas perceptimeve të udhëheqësve të kompanive private në Kosovë, viti 2023 ishte më i mirë se viti 2024.

“Pas një rritje me të ngadalësuar në vitin 2023, ekonomia e Kosovës këtë vit dhe vitin e ardhshem pritet të rikthehet në ritmet e rritjes para COVID-19 me katër për qind. Sipas perceptimeve të udhëheqësve të kompanive private në Kosovë, viti 2023 ishte më i mirë se viti 2024. 28 për qind e kompanive raportojnë rritje të shitjeve (55 përqind pa ndryshime dhe 13 për qind rënie. Duhet shtuar dy probleme kronike, përkeqësimi i bilancit tregtar dhe niveli i ultë i pjesëmarrjes në tregun e punës”, tha Hashani.

Sipas tij bazuar në raport shqetësuese është mungesa e investimeve kapitale.

“Investimet e jashtme direkte (ID) u rriten 7 për qind në gjysmën e parë të vitit 2024, megjithatë problematikë mbetet struktura e tyre. Sektori financiar në Kosovë, i dominuar nga bankat komerciale, vazhdon trendet e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë, kreditë kanë shënuar një rritje vjetore prej 15 për qind. Rritje më të theksuar kanë pasur kreditë për ekonomitë familjare, krahasuar me firmat, 20 për qind dhe 11 për qind respektivisht pasqyrojnë edhe strukturën e ekonomisë”, Shqetësuese sipas këtij raporti është mungesa e investimeve kapitale. Nga viti 2019 deri në vitin 2023, rreth 1,3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale nuk u shpenzuan. “Investimet publike. Rritje nga 789 milionë euro në vitin 2019 në 857 milionë euro në vitin 2023. Gjatë kësaj periudhe, rreth 1,3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale nuk u shpenzuan. Në vitin 2023 investimet kapitale”, u shpreh Hashani.

Në fund, Hashani tha se ndërmarrjet publike në pesë viet e fundit, kanë realizuar investime kapitale të konsiderueshme në vlere mbi 307 milionë euro. “Pavarësisht këtyre investimeve, performanca e shumicës së këtyre ndërmarrjeve ka mbetur e njëjtë. Në total prej 59 milionë eurosh të transferuara nga Qeveria e Kosovës, vetëm rreth 9.4 milionë euro janë dhënë për investime kapitale, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga subvencionet”.

Sergiy Maslichenko, Udhëheqës i BERZH-it në Kosovë, tha se ky institucion ndërkombëtar ka investuar rreth 90 milionë euro por shifër më e vogël se shtetet e rajonit. Shkak për këtë sipas tij është mungesa e infrastrukturës.

“BERZh-i në Kosovë ka investuar 90 milionë euro në vit dhe është një shifër e mirë por megjithatë mund të bëhen edhe 200 e 300 pse jo që mund të krahasohet mandej me shtetet tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut apo Bosnjën që bëjmë dy, trefish më shumë atje për shkak të infrastrukturës së rrugëve, infrastrukturës së binarëve e energjisë elektrike e kështu më radhë. Edhe me qeverinë e Malit të Zi kohëve të fundit kemi më shumë biznese se sa që kemi në Kosovë sepse qeverisja atje ka një agjendë të qartë dhe shumë projekte me ta. Baza kryesore këtu në Kosovë është me kompanitë e vogla dhe të mesme nëpërmjet linjave kreditore”, u shpreh ai.

Sesioni i sivjetmë i Forumit është i dyti me radhë.  Forumi Ekonomik Vjetor i Instituti Riinvest do të mbahet secilin vit në pjesën e parë të kuartalit të katërt me pjesëmarrës të zgjedhur nga institucionet publike, asociacionet e  biznesit, udhëheqës ekzekutivë të bizneseve, ekspertë nga institucionet financiare, dhe qarqet kërkimore e akademike për të debatuar në mënyrë të angazhuar lëvizjet ekonomike ne vitin aktual dhe pritjet për vitin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat