Lleshi: Brenga e bizneseve, licenca profesionale nuk jepet me kohë

Ekonomi

Lleshi: Brenga e bizneseve, licenca profesionale nuk jepet me kohë

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 13:22
Samir Lleshi nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha se ka probleme me procedurat dhe aplikimin e legjislacionit në fuqi.

Korrupsioni, procedurat për aplikimin e legjislacionit në fuqi dhe zgjatja e periudhës kohore për marrjen e një licence, janë brengat kryesore të bizneseve në Kosovë. Ky është konstatimi i dalë nga diskutimi me pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Vjetor 2024 (FEV24) të organizuar nga Instituti Riinvest me temën “Si të dilet nga kurthi i rritjes së pamjaftueshme ekonomike dhe si t’i bëjmë investimet më të frytshme?”.

Në këtë diskutim, u tha se raporti analizon në mënyrë të detajuar investimet në Kosovë, përfshirë vëllimin, strukturën dhe efikasitetin e tyre dhe jep rekomandime e sugjerime për politikat ekonomike.

Samir Lleshi nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha se ka probleme me procedurat dhe aplikimin e legjislacionit në fuqi.

“Dikush e përmendi se normat tatimore në Kosovë i kemi më të mirat në rajon, pajtohem plotësisht por në hulumtimet tona dalin se kemi probleme me procedurat dhe aplikimin e legjislacionit në fuqi, kjo është brengë. Një prej barrierave u përmend edhe korrupsioni, por ne e kemi shtjellua dhe një prej brengave të bizneseve kanë dalë që licenca profesionale nuk jepen me kohë apo zgjatet periudha kohore për marrjen e një licence”, u shpreh Lleshi.

Sesioni i sivjetmë i Forumit është i dyti me radhë, ndërsa i njëjti do të mbahet secilin vit në pjesën e parë të kuartalit të katërt me pjesëmarrës të zgjedhur nga institucionet publike, asociacionet e biznesit, udhëheqës ekzekutivë të bizneseve, ekspertë nga institucionet financiare, dhe qarqet kërkimore e akademike për të debatuar në mënyrë të angazhuar lëvizjet ekonomike ne vitin aktual dhe pritjet për vitin e ri.

Në përgatitje të FEV24 Instituti Riinvest ka hartuar një Raport studimor i cili përfshin problemet prezentë lidhur me dinamiken dhe cilësinë e rritjes ekonomike, mjedisin biznesor, pritjet për të ardhmen, sidomos vitin vijues, si dhe politikat ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat