Gjatë qeverisjes së tij, Kurti thotë se bujqësia u mbështet nga partneriteti ndërkombëtar me 50 milionë euro

Ekonomi

Gjatë qeverisjes së tij, Kurti thotë se bujqësia u mbështet nga partneriteti ndërkombëtar me 50 milionë euro

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 12:50
Foto nga vendi i ngjarjes

9.15 milionë euro është kostoja e projektit të Komisionit Evropian për modernizimin e sistemit të ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin.

Aty u tha se qëllimi kryesor është modernizimi i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore duke kontribuuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e sektorit bujqësor.

Ky projekt është dëshmi dhe rezultat i raportit të shëndosh me partnerët tanë, pasi që vetëm gjatë qeverisjes sonë në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 50 milionë euro.

Të investosh në rehabilitim të ujitjes, do të thotë që mbi 11 mijë hektarëve të tokave bujqësore, t’ua mundësosh rritjen e efikasitetit të menaxhimit të tokave. Njëherit përmes këtij projekti, funksionalizohet sistemi i ujitjes së Dukagjinit, i cili aktualisht është jashtë përdorimit”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat