9.15 milionë euro është kostoja e projektit të Komisionit Evropian për modernizimin e sistemit të ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin.
Aty u tha se qëllimi kryesor është modernizimi i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore duke kontribuuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e sektorit bujqësor.
“Ky projekt është dëshmi dhe rezultat i raportit të shëndosh me partnerët tanë, pasi që vetëm gjatë qeverisjes sonë në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 50 milionë euro.
Të investosh në rehabilitim të ujitjes, do të thotë që mbi 11 mijë hektarëve të tokave bujqësore, t’ua mundësosh rritjen e efikasitetit të menaxhimit të tokave. Njëherit përmes këtij projekti, funksionalizohet sistemi i ujitjes së Dukagjinit, i cili aktualisht është jashtë përdorimit”, u shpreh Kurti.