​Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Ekonomi

​Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Çmimet e derivateve në vendin tonë sërish kanë shënuar ngritje. Çmimi për një litër naftë sot kushton 1. 18 euro deri në 1. 29 euro, ndërsa një litër benzinë është tregtuar të hënën 1.21 euro-centë deri në 1.29 euro centë në tregun e Kosovës.

Deri dje (e diel) çmimet e derivateve patën rënë në Kosovë deri 1. 14 euro centë për një litër naftë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka deklaruar se sot ( e hëne) ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Ai për KosovaPress thekson se çmimi aktual i derivateve të naftës është i lartë krahasuar me standardin e qytetarëve të këtij vendit.

Ndonëse, sipas tij çmimi është rritur për një apo dy centë për një litër naftë, shprehet se ka një reduktim të prodhimit të derivateve në tregun ndërkombëtar, dhe siç shton ai në mënyrë automatike rritet edhe çmimi i karburanteve në Kosovë.

Berjani: Sot ka pas një rritje të lehtë të çmimeve të derivateve të naftës

"Çmimet e derivateve në tregun kosovar përafërsisht sot sillen 1.18 cent deri në 1.29 centë, ndërsa benzina 1.21 centë deri në 1.29 centë. Këto janë çmime aktuale që një kohë të gjatë në tregun e Kosovës të cilët sillën përafërsisht. Sot ka pas një rritje të lehtë të çmimeve të derivateve të naftës dhe çmimet e saj dhe me këtë mund të them se është një rritje një deri më dy centë. Këto çmime të cilat i ceka janë në tregun kosovar mbi dy muaj, ka pas lëvizje por me pakicë, nuk janë rritur çmimet", thotë Berjani.

Berjani mes tjerash ka thënë se sa i përket çmimeve në regjion, qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira dhe më të mira në Kosovë. Ai mori shembull Shqipërinë, ku tha se atje 1.89 euro-centë shitet një litër dizel dhe 1.91 euro centë një litër benzinë

Berjani: Për standardin çfarë e kemi çmimi kishte me qenë i kënaqshëm 1 euro

"Dihet se çmimin e përcakton berëza dhe organizata prodhuese. Ka një reduktim të prodhimit dhe në mënyrë automatike rritet edhe çmimi i derivateve të naftës. Për qytetarët tanë, për standardin çfarë e kemi çmimi kishte me qenë shumë i kapshëm dhe i kënaqshëm 1 euro...Ndërsa, sa i përket çmimeve në regjion, qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira dhe më të mira, rast konkret sot çmimin në Shqipëri është 1.89 centë një litër dizel, dhe 1.91 centë është një litër benzin. Ndërsa, në Serbi 1.80 centë me 1.85 centë, çka do të thotë se qytetarët tonë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion", shton Berjani.

comment1 koment
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat