Shatri: Qeveria dështoi në investime kapitale - për katër vjet, 1. 3 miliardë euro të parealizuara

Ekonomi

Shatri: Qeveria dështoi në investime kapitale - për katër vjet, 1. 3 miliardë euro të parealizuara

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 09:35
Haki Shatri

Zhvillimi ekonomik ishte një prej prioriteve të Qeverisjes Kurti, por që nga viti marrja e pushtetit deri në vitin 2024, ekzekutivi po mban peng rreth 1.3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale. Për ish ministrin e financave Haki Shatri, e cilëson absurde këtë situatë, duke thënë se mosekzekutimi i mjeteve të planifikuara për investime kapitale ishte trend i kësaj qeverisje.

“Qeveria në tërësi ka dështu, e themë këtë për një arsye pasi që investimet kapitale janë një prej mundësive që i jep Qeveria zhvillimit ekonomik. Në këtë periudhë sa ka zgjat ky mandat qeverisës 2021 deri ne shtator 2024 dështimi në këtë sferë ka qenë 1 miliard e 375 milionë euro. Këto mjete kanë qenë të siguruara por nuk janë shfrytëzu, ky pra është dështim, dështim i plotë në menaxhim me paranë publike”.

Edhe analisti ekonomik, Mustafë Kadrijaj, fajëson Qeverinë Kurti për ngecje në zhvllim ekonomik, duke thënë se plani për zhvillimin ekonomik mbeti vetëm premtim zgjedhor i Kryeministrit Kurti.

“Kjo Qeveri po e mbyll qeverisjen e vet pa asnjë shirit të prerë si rezultat i investimeve të tyre, edhe ata shirita që po i prenë kjo Qeveri janë investime të qeverisjeve të kaluara por jo diqka investime të veta. Shihet që kjo fare ska mandat për politika të investimeve dhe në fakt kjo po e merrë si sukses të tyre që nuk po e harxhon buxhetin por në ekonominë e tregut është shumë me rëndësi që buxheti të investohet në investime kapitale, tha Kadriaj për rtv21.

Buxheti për vitin 2025 është paraparë të jetë 3.6 miliardë euro, ndërsa për investime kapitale janë ndarë 930 milionë euro.

comment2 komente
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat