Westerlund: Kosova ka përparuar sa i përket industrisë së drurit

Ekonomi

Westerlund: Kosova ka përparuar sa i përket industrisë së drurit

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Industria e drurit është një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës, e po ashtu kjo industri ka potencial të rrisë përfitimet ekonomike të vendit. Kështu ka thënë ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në edicionin e shtatë të Konventës së Industrisë së Drurit.

Ndërsa, ka shtuar se prodhimi i drurit dhe mobileve konsiderohet një nënsektor në rritje me një normë të lartë të rritjes në vlerën e shtuar të produktit prej 10 për qind.

Hajdari: Industria e drurit është një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës

“Industria e drurit është një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo industri ka potencial të rrisë përfitimet ekonomike të vendit përmes përdorimit të resurseve vendore dhe të forcojë lidhjet me sektorët e tjerë si industria e tekstilit, prodhimi i produkteve metalike dhe shërbimet e lidhura me industrinë. Rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i industrisë së drurit përveç kontributit në tregun e brendshëm të vendit ka shënuar edhe rritje në tregun e jashtëm me rritje të eksporteve duke përmirësuar kështu bilancin tregtar me kontributin e tij në afër 12 për qind, pra në tregues pozitiv me ndikim në bilancin tregtar...Ne kemi identifikuar në këtë analizë se prodhimi i drurit dhe mobileve konsiderohet një nënsektor yll në rritje me një normë të lartë të rritjes në vlerën e shtuar të produktit prej 10 për qind”, tha Hajdari.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka thënë seKosova ka përparuar sa i përket industrisë së drurit dhe mobileve, përgjatë viteve të kaluara.

Westerlund: Kosova ka përparuar sa i përket industrisë së drurit dhe mobileve

“Kosova ka përparuar sa i përket industrisë së drurit dhe mobileve. Përgjatë viteve të kaluara, shitja brenda dhe eksporti ka shënuar rritje prej 70 milionë eurove, në pesë vitet e fundit, dhe këto janë shifra mbresëlënëse”, tha Westerlund.

Në anën tjetër, kryetari i bordit të Shoqatës së përpunuesve të drurit, Zenel Kelmendi ka thënë se kjo shoqatë po ndihmon kompanitë të zgjerojnë hapësirat e tyre në tregjet globale.

Kelmendi: ShPDK ndihmon kompanitë të zgjerojnë hapësirat e tyre në tregjet globale

“ShPDK ndihmon kompanitë të zgjerojnë hapësirat e tyre në tregjet globale, dhe jemi krenar më të arriturat e kësaj industrie deri më tash. Përmes punës së palodhshme dhe investimet e mëdha që kjo industri po bënë në vazhdimësi, kompanitë kosovare të përpunimit të drurit kanë ngritur kualitetin produkteve. Kompanitë kosovare po prodhojnë mobile të standardeve të larta, dhe po eksportojnë ato në Evropë dhe më larg, ku së fundi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo tregon se industria e drurit kontribuon dukshëm në rritjen e ekonomisë së Kosovës, prandaj ta forcojmë këtë industri duke bërë bashkë për të përkapur në rrugëtimin e saj drejt eksportit përmes investimeve të mençura, teknologjisë dhe inovacionit dhe promovim më të madh në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat