​Bregu: Tregu i përbashkët rajonal është një mendësi

Ekonomi

​Bregu: Tregu i përbashkët rajonal është një mendësi

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 12:15
Majlinda Bregu gjatë një trajnimi ekzekutiv për tregun e përbashkët rajonal

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, theksoi rëndësinë e proceseve të ndërlidhura për përparimin e rajonit: "Plani i ri për Ballkanin Perëndimor, faza e dytë e Tregut të Përbashkët Rajonal, është vendosur këtë vit.

Bregu gjatë një trajnimi ekzekutiv për tregun e përbashkët rajonal (CRM) për funksionarët shtetërorë nga parlamentet dhe ministritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor theksoi se integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal dhe të gjitha agjendat lokale janë procese të ndërlidhura që forcojnë njëra-tjetrën.

“CRM është një mendësi dhe një proces që gjithmonë sjell gjëra të reja. Për këtë arsye, përmes këtyre katër ditëve të trajnimit intensiv, dëshiruam që të pajisnim të gjithë me aftësi për të gjetur fijen që bashkon të gjitha këto procese", thuhet në njoftim.

Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) është një kornizë e krijuar nga rajoni dhe e përshtatur me rregullat dhe standardet e BE-së, e orientuar për të përmirësuar konkurrueshmërinë, për të hequr barrierat dhe për të thelluar integrimin ekonomik ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Duke plotësuar Planin Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së, CRM shërben si një hap përpara drejt Tregut të Vetëm të BE-së. Zbatimi i tij bëhet përmes Planeve të Veprimit katërvjeçare të zhvilluara nga RCC në bashkëpunim me administratat të Ballkanit Perëndimor Gjashtë, partnerët rajonalë dhe Komisionin Evropian. Faza e dytë e CRM u miratua nga liderët e Ballkanit Perëndimor Gjashtë në Samitin e Procesit të Berlinit në Berlin më 14 tetor 2024”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat