Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i madh në Kosovë

Ekonomi

Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i madh në Kosovë

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 13:10
Georg Schnetzer

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, tha se pavarësisht kushteve të pafavorshme ndërkombëtare, ekonomia e Kosovës u rrit me 4.1% në vitin 2023. Diplomati austriak në një ceremoni të organizuar nga Komuniteti Austriak i Biznesit, dhe festimit të 25 vjetorit të ADVANTAGE AUSTRIA Kosovë, tha se është lajm i mirë për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.

Në këtë pritje diplomati austriak, tha se në mesin e disa ngjarjeve në Evropë e botë, ndodhi edhe sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit këtu në Kosovë. “E gjithë kjo ndodhi gjatë gjashtë javëve të fundit, mes një situate të pasigurt ekonomike në pjesë të Evropës”, theksoi ai.

“Eksportet e mallrave të Austrisë në Kosovë u rritën me 34% në vitin 2023, ndërsa importet u rritën me 64%. Rritje të mëtejshme ka pasur si në eksport ashtu edhe në import në segmentet më të rëndësishme në gjysmën e parë të këtij viti. Duke iu referuar eksporteve në shërbime, kompanitë nga Austria kryesisht ofrojnë shërbime të TI-së, financiare dhe teknike në Kosovë, e kjo për shkak të pranisë së fuqishme të bankave dhe kompanive austriake të sigurimeve. Anasjelltas, kompanitë austriake po përdorin gjithnjë e më shumë njohuritë e TI-së në Kosovë dhe po bëjnë programim atje. Përveç kësaj, ka edhe udhëtime për pushime të kosovarëve që jetojnë në Austri për të vizituar atdheun e tyre dhe shërbime ndërtimore të ofruara nga kompanitë kosovare në Austri”, tha ai.

Sipas tij, përveç zhvillimeve pozitive në eksport dhe import, Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i madh në Kosovë, në masë të madhe falë investimeve në sektorin financiar dhe atë të sigurimeve.

Ai përmendi se sektorët që kanë pasur rritje të bashkëpunimit. “Sektorët e rritjes vazhdojnë të jenë infrastruktura e transportit, energjitë e rinovueshme, teknologjia mjedisore, shërbimet (financiare) dhe TIK. Duke pasur parasysh kostot relativisht të ulëta të punës dhe një popullsi të re, shumëgjuhëshe, Kosova vazhdon të jetë një vend interesant me potencial ekonomik. Pikërisht në këta sektorë, por edhe në të tjerë, Advantage Austria së bashku me Ambasadën angazhohen në tërheqjen e investitorëve austriakë në Kosovë dhe ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për kompanitë që tashmë janë prezente në vend”, tha diplomati austriak.

Në këtë ceremoni ku merrni pjesë mysafirë të ndryshëm, Schnetzer tha se rritja është përshpejtuar dhe inflacioni është ulur me shpejtësi. “Ky trend po vazhdon, rritja parashikohet të jetë edhe më e lartë këtë vit, e nxitur kryesisht nga konsumi privat, investimet dhe eksportet e shërbimeve”, tha ai.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, foli edhe për këtë vit që ishte me disa zgjedhje të rëndësishme që kanë ndryshuar dhe do të ndryshojnë peizazhin politik ndërkombëtar. “Para së gjithash, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, por edhe zgjedhjet evropiane dhe, ndër shumë të tjera, zgjedhjet në Austri që do të ndryshojnë përbërjen. të qeverisë sonë. Po të shikojmë vetëm lajmet politike të javëve të fundit, mund të krijohet përshtypja se ndryshimet dramatike gjeopolitike po përshpejtohen gjithnjë e më shumë me një shpejtësi marramendëse. Më lejoni të përmend vetëm rënien e regjimit të Asadit në Siri, luftën në Lindjen e Mesme, luftën e agresionit rus në Ukrainë, zhvillimet në Gjeorgji apo Rumani pas zgjedhjeve, tensionet politike në Korenë e Jugut, kolapsin e koalicionqeveritar gjerman, por edhe sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit këtu në Kosovë. E gjithë kjo ndodhi gjatë gjashtë javëve të fundit, mes një situate të pasigurt ekonomike në pjesë të Evropës”, tha ai.

Duke shtuar se pavarësisht këtyre kushteve të pafavorshme ndërkombëtare, ekonomia e Kosovës u rrit me 4.1% në vitin 2023 dhe kështu u tregua çuditërisht elastik, rritja është përshpejtuar dhe inflacioni është ulur me shpejtësi. “Ky trend po vazhdon, rritja parashikohet të jetë edhe më e lartë këtë vit, e nxitur kryesisht nga konsumi privat, investimet dhe eksportet e shërbimeve. Presionet inflacioniste janë zbutur ndjeshëm dhe pritet të zvogëlohen më tej në muajt në vijim. Situata në tregun e punës është përmirësuar, edhe nëse mbeten sfida strukturore. Punësimi u rrit ndërsa shkalla e papunësisë ra nga 25.9% në 2020 në 10.9% në 2023 dhe pritet të bjerë më tej në 10.8% në 2024. Rritja e pagave ishte e rëndësishme në 2023, me pagat mesatare mujore bruto me 12% dhe pagat neto me 11%. Pavarësisht këtyre përmirësimeve, papunësia e të rinjve mbetet një shqetësim: papunësia në grupmoshën 15-24 vjeç është 17.4% dhe ka një përqindje të lartë të të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në trajnim”, tha ai.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, në fund nënvizoi bashkëpunimin e mirë të Ambasadës me Advantage Austria në interes të ekonomisë austriake dhe të një marrëdhënie të fortë ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Kurse Wilhelm Nest, Drejtor i Advantage Austria për Slloveni dhe Kosovë, tha se Advantage Austria, tha se edhe pse situata politike në Kosovë ndonjëherë është e vështirë, marrëdhëniet ekonomike mes Austrisë dhe Kosovës janë zhvilluar mjaft mirë, si në aspektin e mallrave ashtu edhe të shërbimeve.

“Presim një rritje prej 5 deri në 10 për qind në tregtinë tonë të përgjithshme dypalëshe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat