Eksperti i ekonomisë: Alarmante, norma kreditore me tejkalu buxhetin e shtetit

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Alarmante, norma kreditore me tejkalu buxhetin e shtetit

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 22:23
Adem Qorolli

Nëntori i vitit 2024 ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kredive, që arritën në 5.668 miliarda euro, me një rritje prej 768.9 milionë euro krahasuar me dhjetorin e vitit 2023.

Adem Qorolli, ekspert i ekonomisë, e ka cilësuar këtë rritje si alarmante, duke theksuar se norma e kredive është tashmë më e lartë se buxheti i Kosovës për vitin 2024, që është 3 miliardë e 314 milionë euro.

Me ta tejkalu buxhetin e shtetit të Kosovës me norma kreditore, është alarmante”, ka deklaruar Qorolli në Debat Plus.

Ekspertët paralajmërojnë se ky nivel kredie mund të ketë pasoja të papritura për likuiditetin dhe stabilitetin e ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat