Trepça zgjidh problemet, ua paguan pagat punëtorëve

Ekonomi

Trepça zgjidh problemet, ua paguan pagat punëtorëve

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 00:12
Trepça

“Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i përmbushur kështu detyrimet ndaj punëtorëve në kohë.

Po ashtu, “Trepça” njoftoi se i ka kryer edhe pagesat ndaj KESCO-s për energjinë elektrike për minierën në Kishnicë dhe Artanë.

“Po me të njëjtën datë Trepça Sh.A., ka shlyer të gjitha detyrimet financiare ndaj KESCO për Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë. Pas shlyerjes së obligimeve është rivendosur furnizimi me energji elektrike në këtë njësi, duke garantuar funksionimin e pandërprerë të aktiviteteve”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim “Trepça” tha se ky hap është i rëndësishëm për vazhdimësinë e punës dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj punonjësve dhe partnerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat