Dogana e Kosovës: 1.8 miliard euro të hyra sivjet

Ekonomi

Dogana e Kosovës: 1.8 miliard euro të hyra sivjet

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 14:43
Agron Llugaliu

Dogana e Kosova këtë vit i ka grumbulluar 1.8 miliard euro të hyra, 9.5 për qind më shumë se në vitin 2022.

Kjo u bë e ditur në konferencën e fundvitit të Doganës së Kosovës, ku foli drejtori i përgjithshëm i saj, Agron Llugaliu.

“Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në fushat që zbaton Dogana e Kosovës.

Të hyrat doganore sivjet janë 1 miliard e 800 milionë euro, një rritje prej 151 milionë euro dhe kemi kaluar projeksionin prej 50 milionë.

Janë disa faktorë që kanë arritur këtë rritje, si zhvillimi ekonomik dhe luftimi i korrupsionit”, ka thënë Llugaliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat