ATK thirrje tatimpaguesve: Regjistroni mallrat në stoqe

Ekonomi

ATK thirrje tatimpaguesve: Regjistroni mallrat në stoqe

Më: 3 janar 2025 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se regjistrimi i tillë duhet të jetë i gatshëm më së largu deri më datë 10 janar të vitit 2025.

Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, tutje theksohet se shënimet e regjistrimit të mallrave, përfshijnë treguesit vijues sipas tabelës.

Regjistrimi i mallrave duhet të mbahet me çmimin e kostos.

Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat në stoqe, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat