Shtyhet afati për aplikim në thirrjen për efiçiencë në shtëpi

Ekonomi

Shtyhet afati për aplikim në thirrjen për efiçiencë në shtëpi

Më: 8 janar 2025 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar për shtyrjen e afatit për aplikim të disbursimit në thirrjen publike për subvencionimin e masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale.

“Shtyrja e afatit të kryerjes së punimeve vlen për të gjithë aplikuesit që janë duke kryer punimet si përfitues të thirrjes së dytë publike (gusht 2024) dhe aplikuesit e listës së pritjes nga thirrja e parë publike (gusht 2023), për të cilët auditimi i energjisë është kryer nga FKEE”, thuhet në njoftimin për media.

Vendimi për shtyrje të afatit është bërë në bashkëpunim me donatori e këtij projekti, Bashkimin Evropian.

“Luten të gjithë përfituesit që kanë pranuar letrat e para-aprovimit, të kryejnë punimet dhe të aplikojnë për disbursim brenda këtij afati, përmes dorëzimit dokumentacionit të kërkuar sipas thirrjes publike”, vazhdon njoftimi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat