Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Më: 9 janar 2025 Në ora: 21:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova ka kaluar me sukses Scorecard-in e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për vitin fiskal 2025, duke u renditur ndër 26 shtetet nga 76 gjithsej që përmbushën këtë vlerësim të rëndësishëm.

Lajmi i është konfirmura këtë javë ministres Artane Rizvanolli nga Drejtori i MCC për Kosovën, Rinor Gjonbalaj.

Scorecard-i mat performancën e politikave të vendeve në tre fusha kryesore: liritë ekonomike, sundimi i ligjit dhe investimi në njerëz, duke ofruar mundësinë për qasje në asistencën financiare të MCC-së.

Rezultatet kryesore të Kosovës sipas Scorecard-it 2025:

Liritë ekonomike

69% në politikat fiskale
96% në politikat tregtare
97% në mundësitë e punësimit

Sundimi i ligjit

28 pikë në të drejtat politike
32 pikë në liritë civile
75% në kontrollin e korrupsionit

Investimi në njerëz

52% në shpenzimet shëndetësore
81% në normat e përfundimit të arsimit të mesëm për vajzat

Në vitin 2019, Kosova krahasohej me shtete me të ardhura të mesme të ulëta si Gana, Nepali dhe Hondurasi. Në vitin 2025, ajo tashmë krahasohet me shtete me të ardhura të mesme të larta si Armenia dhe Gjeorgjia, duke reflektuar përparimin e jashtëzakonshëm në shumë fusha”, ka shkruar Rizvanolli.

Progresi në rajon

Po sipas njoftimit të Rizvanollit, Kosova ka bërë përparimin më të madh në rajon, veçanërisht në politikat fiskale dhe luftën kundër korrupsionit, duke arritur një avancim prej 75%, më shumë se Shqipëria (56%) dhe Maqedonia e Veriut (53%).

Ky raport konfirmon përparimin e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe qeverisjes së drejtë e demokratike”, ka shkruar tutje Rizvanolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat