​A janë 55 të punësuar mesatarisht për çdo ditë në Kosovë?

Ekonomi

​A janë 55 të punësuar mesatarisht për çdo ditë në Kosovë?

Më: 14 janar 2025 Në ora: 21:56
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në një tubim elektoral në Kaçanik theksoi se Kosovën e kanë gjetur me 350 mijë të punësuar tash sipas tij, janë 430 mijë të punësuar.

“Kjo do të thotë që i kemi për më pak se katër vjet 80 mijë më shumë të punësuar në Republikën e Kosovës.

E a e dini sa janë 80 mijë për katër vjet, janë 55 të punësuar mesatarisht për çdo ditë.

Për çdo ditë Kosovës gjatë katër vjet qeverisje ju kanë shtu nga 55 të punësuar të ri që dmth për çdo ditë në këto katër vjet është themelu një kompani e re, një firmë e re, një biznes i ri me 55 të punësuar të ri në Republikën tonë të dashur”, ka thënë Kurti në tubimin elektoral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat