Shënohet themelimi i ATK-së, kaq miliardë euro të hyra nga tatimet dhe kontributet pensonale

Ekonomi

Shënohet themelimi i ATK-së, kaq miliardë euro të hyra nga tatimet dhe kontributet pensonale

Më: 17 janar 2025 Në ora: 12:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) sot ka shënuar 25-vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë e organizuar u theksuan sfidat dhe të arriturat e këtij institucioni përgjatë 25 viteve funksionimi. Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se kjo ditë nuk është thjeshtë një datë në kalendar, por një pikë referimi e rëndësishme që shënon një datë të përkushtimit, transparencës dhe profesionalizmit më shërbim të qytetarëve dhe në zhvillim ekonomik të vendit tonë.

Murtezaj theksoi se përgjatë këtyre 25 viteve rrugëtimi i ATK-së ka qenë përplot me sfida, porse ne të njëjtën kohë siç tha ai janë arritur suksese të jashtëzakonshme.

Ai potencoi se për 25 vjet ATK-ja ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale.

Murtezaj: ATK për këto 25 vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale

Misioni i ATK-s është ngritja e nivelit të lartë të përmbushjes vullnetare më përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi si dhe ofrimi i shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive për tatimpaguesit. ATK ka obligim të vendosur me ligj që të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të njëjtë. Si rezultat i punës profesionale me integritet dhe ndershmëri, efikasitet dhe transparencë ATK për këto 25 vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale. Në total kemi mbledhur mbi 11 milionë euro”, tha Murtezaj.

Përfaqësuesja nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, Eileen Devitt potencoi se ATK-ja ka ndihmuar Kosovën për të ngritur fondin publik dhe për të investuar në zhvillimin e saj.

Ajo shtoi se ATK-ja në partneritet me ShBA-të dhe USAID-in kanë ndihmuar që të krijohen institucione të tjera duke ofruar të mira për qytetarët.

Devitt: ATK në partneritet me ShBA-në dhe USAID-in kanë ndihmuar që të krijohen institucione mira për qytetarët

Nuk po kremtojmë vetëm fuqinë e institucionin por edhe duke pranuar çfarë ATK ka bërë për të ndihmuar Kosovën që të ngritë fondin publik dhe të investuar në zhvillimin e saj…Ne vazhdojmë duke ju mbështetur juve në operacionet ditore për të krijuar një sistem të ri për ta bërë reformimin e tatimeve të suksesshëm, shërbimet publike dhe përpjekjet tona pas luftës kanë qenë të vështira. Jemi krenar që po e dëshmojmë këtë dhe po jemi në menaxhimin sikurse edhe përmirësimin që po e përjetojmë, siç është digjitalizimi i shërbimeve. Përshembull në sistemin e deklarimit online që tashmë e jemi në baza vjetore. Duke i mundësuar shtetit që të përmirësojë jetën e qytetarëve për investime në kujdesin shëndetësor, arsim, infrastrukturë etj. Kemi ofruar mbështetje të madhe dhe kemi ndihmuar që të krijojmë institucionet e Kosovës. ATK në partneritet me ShBA-në dhe USAID-in kanë ndihmuar që të krijohen institucione për të ofruar shërbime të mira për qytetarët”, tha Devitt.

Ambasadori i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh se është shumë e rëndësishme për Kosovën me pasur një administratë tatimore efikase.

Rohde foli për partneritetin e ATK-së me Gjermaninë, për çka tha se bashkëpunim ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e sistemit tatimor dhe të ardhurave tatimore të Kosovës.

Rohde: Është shumë e rëndësishme me pasur një administratë tatimore efikase

Është shumë e rëndësishme me pasur një administratë tatimore efikase. Sistemi tatimor është një element kryesor për një shtet llogaridhënës dhe efektiv dhe për të arritur drejtësinë sociale. Me që reflektojmë për progresin e bërë gjatë këtyre 25 vjetëve, për mua është domethënës për të pranuar partneritet e gjata ndërmjet ATK-së dhe shtetit të Gjermanisë, ky bashkëpunim ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e sistemit tuaj tatimor dhe të ardhurave tatimore në Kosovë. Dhe veçanërisht kemi punuar së bashku për të punuar në sistemin e TVSH, metodat e kalkulimit të TVSH që kanë qenë esenciale dhe kanë modernizuar infrastrukturën tatimore të Kosovës… Kemi një sistem tatimor transparent dhe të mirë”, potencoi Rohde.

Ambasadori i Ambasadës së Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se ATK-ja ka ndërtuar besimin e qytetarëve, por edhe bizneseve.

Hargreaves theksoi për 25 viteve ATK-ja ka demonstruar profesionalizëm dhe zotim për misionin e saj, dhe sipas tij në këtë drejtim Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Sebastian Sosa tha se ky 25 vjetor është një testament i arritjeve të mëdha të krijimit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Sosa: Suksesi i ATK-së është i dukshëm

Ky hap është një testament për arritjet e mëdha të krijimit të Administratës Tatimore me një performancë të shëndoshë dhe të arritura ndërkombëtare në vetëm 25 vite. Ky dedikim dhe zotimi i përbashkët i të gjithëve që kanë kontribuar për sukseset e ATK-së ndër këto vite, sot e pranojmë përpjekjet e ATK-së, nga krijimi i saj në janar. Përderisa u tha se kemi pasur sfida, natyrisht kjo është e lavdërueshme dhe suksesi është i dukshëm”, theksoi Sosa.

Ndërkaq, Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, tha se ATK-ja ka luajtur një rol jetik në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin ekonomik te vendit. Administrata Tatimore e Kosovës është themeluar më 17 janar të vitit 2000. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat