Çmimet e konsumit kanë vazhduar të ngriten.
Sipas përditësimit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, viti 2024 ishte më i lartë në një mesatare prej 1,6 % krahasuar me vitin 2023.
E këtë rritje të çmimeve e kanë vërejtur edhe qytetarët.
Kësisoj, ata po shprehen të pakënaqur.
“Kjo ndikon maksimal në xhepin e qytetarit. Unë nuk jam i kënaqur me këto çmime, asnjë familje nuk ka me qenë e kënaqur sepse paga në Kosovë shkon 350 deri në 500 maksimale dhe një familje me 5 anëtarë është shumë problem me ja dalë me këto çmime”, tha qytetari Ardian Krasniqi.
E një mërgimtar po krahason edhe çmimet mes Suedisë e Kosovës.
“P.sh mielli ose sheqeri më shumë duhet me dhënë pare këtu se sa në Suedi) 01:23 –01:41 (Buka nuk është shtrenjtë këtu me një bukë të atjehit këtu i blenë 8 bukë se buka është shtrenjtë e edhe duhani në Suedi është gati 10 euro e produktet tjera janë normal sikur këtu”, tha mërgimtari, Gani Sekiraqa.
E ekonomisti Jakup Bellaqa tregon se cilat janë masat që duhet të ndërmerren.
“Dihet ne që e kemi statusin e ekonomisë në zhvillim mirëpo duhet të aplikohet në mënyrë që çmimet duhet të rregullohen dhe të ketë çmime të tregut por jo çmime administrative fikse të cilat i cakton aparati shtetëror por duhet çmimet të formohen në treg. Në këtë rast duhet të veprojë edhe autoriteti i konkurrencës që monopolet e brendshme mos ti lejojnë ti caktojnë çmimet por të ketë çmime të tregut”, tha Bellaqa.
Sipas tij, në këto raste duhet të veprojë Inspektorati i tregut dhe të ketë më shumë inspektorë në terren.