AKB - Zyra e Rrafshit të Dukagjinit: Mbështetje për prodhuesit vendorë – Vizitë në fabrikën “Lokaj Plast” në Deçan

Ekonomi

AKB - Zyra e Rrafshit të Dukagjinit: Mbështetje për prodhuesit vendorë – Vizitë në fabrikën “Lokaj Plast” në Deçan

Më: 30 janar 2025 Në ora: 00:01
Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve – Zyra e Rrafshit të Dukagjinit, Mr. Sci. Argjend Fetahu, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, z. Avdi Lala, qëndruan në vizitë në fabrikën për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika, alumini dhe xhami, "Lokaj Plast", në Deçan.

Delegacioni u mirëprit nga pronari i fabrikës, z. Muhamet Lokaj, i cili i njoftoi me kapacitetet dhe ecurinë e punës. Z. Fetahu vlerësoi lart zhvillimin e fabrikës, e cila është bërë një pikë referimi në industrinë prodhuese, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregjet ndërkombëtare, duke eksportuar në shtetet e BE-së dhe rajonit. Ai i uroi suksese të mëtejshme dhe ritheksoi përkushtimin e AKB-së për të qenë gjithmonë pranë bizneseve prodhuese.

Nga ana tjetër, z. Lokaj falënderoi z. Fetahu për mbështetjen e vazhdueshme dhe për angazhimin e tij në fuqizimin e prodhuesve vendorë.

Ai bëri të ditur se fabrika ka mbi 60 punëtorë dhe operon me makineri të teknologjisë më të avancuar, duke investuar vazhdimisht në inovacion dhe zhvillim. “Lokaj Plast” mbetet një model suksesi në industrinë e përpunimit të plastikës, aluminit dhe xhamit, duke kontribuar në ekonominë e vendit dhe fuqizimin e sektorit prodhues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat