Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë

Ekonomi

Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë

Më: 30 janar 2025 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 6 shkurt të këtij viti do të mbahet ankandi i parë për vitin 2025.

Sipas Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat