Kompanitë vendore nuk do të kenë më nevojë të paguajnë tarifa doganore për produktet industriale që i eksportojnë në shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë. Kjo e përfitime të tjera vijnë si rrjedhojë e arritjes së Marrëveshjes për Tregti të Lirë me shtetet e këtij asociacioni.
Për përfitimet nga kjo marrëveshje, Ministria e Industrisë i informoi të hënën përfaqësuesit e bizneseve vendore. E, me këtë rast, u tha se Kosova do të bëhet destinacion më tërheqës për investitorët e huaj.
Kompanitë vendore tani e tutje do ta kenë mundësinë t`i rrisin eksportet, duke pasur qasje të lirë në tregjet e Zvicrës, Norvegjisë, Islandës e Lihtenshtajnit.
Kësaj i parapriu arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë, për çka u tha se do ta bëjë vendin destinacion më tërheqës për investitorët e huaj.
E për t’i informuar më shumë bizneset lidhur me përfitimet nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, Ministria e Industrisë të hënën mbajti një takim me përfaqësues të tyre.
Gjatë takimit u tha se eksportet e Kosovës drejt shteteve të EFTA-s kanë shënuar rritje viteve të fundit.
Haki Huruglica, zyrtar i Lartë për Koordinim të Politikave -Ministria e Bujqësisë Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç tregtisë së mallrave, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë së shërbimeve.