Konsumatorët ankohen për çmimet, bizneset mohojnë se ka ngritje

Ekonomi

Konsumatorët ankohen për çmimet, bizneset mohojnë se ka ngritje

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Çmimet e shumë produkteve ushqimore, qytetarëve po u duken të larta. Ata thonë se të njëjtat nuk përkojnë me standardin e jetës në Kosovë.

Në paga kanë dallime të mëdha, por jo edhe në çmimet e shumë produkteve ushqimore. Krahasuar me shtetet e tjera, kosovarët po ankohen se çmimet e këtyre produkteve janë të larta për standardin jetësor në vend.

Për këtë, në rrjete sociale një numër i madh i qytetarëve i janë bashkuar iniciativës për bojkotimin e marketeve më 10 shkurt. “Kosova Bojkoton” është grupi i hapur në rrjetin social Facebook, i cili ka mbi 5 mijë anëtarë, të cilët po mbështesin kauzën e bojkotit.

E kësaj kauze, sipas Selatin Kaçanikut, kryetar i organizatës “Konsumatori”, deri më tani i janë bashkuar rreth 100 mijë qytetarë.

Mirëpo, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve thotë se nuk konsiderojnë se çmimet janë të larta.

Statistikat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave për muajin dhjetor të 2024-s, tregojnë se krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023, çmimi i sheqerit, i pemëve dhe perimeve, kafesë, çajit, mishit e produkteve të tjera ka shënuar rritje.

Kronika e plotë në videon e mëposhtme:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat