AKB organizon pritje solemne për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Ekonomi

AKB organizon pritje solemne për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 16:33
Agim Shahini

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka organizuar pritje solemne për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi rëndësinë e këtij momenti për Kosovën, duke vlerësuar angazhimin e çdo individi dhe institucioni.

Ai nderoi figurat historike si Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari për udhëheqjen dhe sakrificat e tyre, si dhe theksoi rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shpalljen e pavarësisë.

Ai shprehu besimin se e ardhmja e Kosovës është e ndritur.

Sot në këtë ditë jemi tubuar për te nderuar një moment të rëndësishëm 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ky është moment që na mbush me krenari. Sot shënojmë një fitore të madhe një përpjekje të palodhur dhe angazhimit të çdo individi, institucioni dhe qytetarëve. Dua të theksojë rolin e palodhshëm të figurave të ndritshme doktor Ibrahim Rugova, ai na udhëhoqi në kohët më të errëta. Gjithashtu nuk mund ta harrojmë rolin kombëtare liderit të UCK-së i cili e shpalli Pavarësinë , ajo ditë shënoi një moment të historisë që është themeluar mbi sakrificën mbi lirinë. Nuk mund të mos e përmendim dhe legjendarin Adem Jashari që bashkë me familjen sakrifikojë. Po ashtu dua të falënderojë ShBA-në dhe Bashkimin Evropian që vazhduan na mbështetën në rrugëtimin tonë në forcimin e shtetit tonë. E ardhmja jonë është e ndritur ne jemi të angazhuar për te zhvilluar ekonominë e Kosovës. Ne si komb dhe shoqëri e fortë kemi mundësi të ecim përpara drejt suksesit të ri”, ka thënë Shahini.

Lazim Destani, filantrop dhe kryetar i nderit i rrjetit të biznesit global, theksoi rëndësinë e bashkimit në Ditën e Pavarësisë së Kosovës për të zhvilluar ekonominë e vendit.

“Jemi bashkuar në ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës, në këtë sallë më shumë jemi në drejtimin ekonomik të ardhur nga rajone të ndryshme të bizneseve ku kemi të gjithë një qëllim si ta zhvillojmë drejtimin ekonomik në Kosovë dhe më gjerë. Pasi që i takojë diasporës besoj se diaspora ka shumë mundësi të bëjë dhe të investojë në Kosovë, jo vetëm ta shfrytëzojmë për paratë e tyre por edhe mençuria e tyre dhe ju duhen Kosovës”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat