Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 12:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e Universitetit të Prishtinës, e përkrahur nga Ministria e Ekonomisë, ka ndarë certifikatat për 46 auditorët që kanë ndjekur trajnimet për Auditor të Energjisë në ndërtesa dhe ndriçim publik.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, foli për rëndësinë e efiçiencës në tranzicionin energjetik dhe për rolin e auditorëve në projektet e financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Po punojmë për të përthekuar sfidat dhe synimet moderne të energjisë, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e furnizimit dhe përballueshmërinë e kostos, duke përdorur të dy duart: në njërën dorë kemi investimet në kapacitete të përftimit dhe ruajtjes së energjisë dhe në dorën tjetër kemi masat e efiçiencës”, tha Mjeku.

Rektori, Arben Hajrullahu tha se Universiteti i Prishtinës do të vazhdojë angazhimin në sektorin e energjisë, duke i kushtuar vëmendje zhvillimit të qëndrueshëm.

Deri më sot, përmes Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri janë trajnuar dhe certifikuar 272 auditorë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat