ASK: Bie numri i përfituesve nga ndihma sociale

Ekonomi

ASK: Bie numri i përfituesve nga ndihma sociale

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 18:05
ASK

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin janar 2025. Të dhënat tregojnë një rënie të numrit të përfituesve nga ndihma sociale krahasuar me janarin e vitit 2024.

ASK njofton se ka rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

"Në muajin janar 2025, krahasuar me muajin janar 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-20,5%); skema për pensionet invalidore (-17,0%); skema e ndihmës sociale (-11,4%); skema për pensionet familjare (-6,3%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-3,1%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,8%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (-1,3%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,2%)", njofton ASK.

Kurse, sipas ASK-së, ka rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

"Në muajin janar 2025, krahasuar me muajin janar 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(17,7); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (11,6%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (8,3%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (4,7%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,9%); skema e pensioneve bazike të moshës (3,8%); skema për veteranët e luftës (0,2%)", njofton ASK.

Image
ASK
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat