Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili ka pritur në takim shefin e misionit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Sipas njoftimit të BQK-së, në këtë takim, guvernatori Ismaili e informoi ambasadorin Dietz lidhur me zhvillimet kryesore dhe reformat në sektorin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, duke nënvizuar stabilitetin dhe performacën e mirë të sektorit financiar.
“U nënvizuan nismat ligjore në sektorin financiar, si dhe u diskutua lidhur me aktivitetet për gjithëpërfshirjen financiare dhe qasjen në financa, duke përfshirë edukimin financiar. Guvernatori e vlerësoi lartë bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Luksemburgut, partnere afatgjatë e të BQK-së, me theks në menaxhimin e rezervave ndërkombëtare dhe ngritjen e kapaciteteve sipas standardeve më të larta”, thuhet në njoftim.
Guvernatori i BQK-së e informoi ambasadorin Dietz për procesin para-aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) te Komisioni Evropian, si dhe projektin për avancimin dhe modernizimin e sistemit të pagesave, si një projekte të rëndësishme në arritjen e objektivave dhe Planit të saj Strategjik të BQK-së.