ASK: Rritet kostoja e ndërtimit

Ekonomi

ASK: Rritet kostoja e ndërtimit

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Ka shënuar rritje kostoja e ndërtimit në Kosovë për rritje për 0.6 për qind në tremujorin e katërt 2024, krahasuar me tremujorin e tretë 2024. Ndërkaq, krahasuar tremujori i katërt 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak të vitit 2023, indeksi i kostos së ndërtimit pati rritje për 4.4 për qind.

Rritje kishte transporti 2.4%, pagat 0.9 %, materialet 0.5%, kostot tjera 0.4% dhe energjia 0.1%. Ndërsa zbritje kishte tek makineritë 0.2 %”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë të Statistikave.

Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i Kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje 4.4 për qind në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2023.

Nga ASK thonë se rritje më të madhe kishte te energjia 20.6%, pagat 12.8%, transporti 10.9%, materialet 2.7%), makeniritë 0.8%, dhe kostot e tjera 0.7%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat