Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

Ekonomi

Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Një analizë e re nga Data4X ka vënë në pah dallimet e mëdha mes çmimeve në tregun tradicional (marketet e lagjes) dhe atë modern (supermarketet) në Kosovë.

Të dhënat e analizuara për vitin 2024 tregojnë se tregu tradicional mbetet më i shtrenjtë, ndërsa zinxhirët modernë të marketeve, të cilët përfaqësojnë rreth 75% të vlerës së tregut, ofrojnë çmime mesatarisht më të ulëta për produktet bazike.

Si pjesë e kësaj analize, Data4X ka krahasuar zinxhirin më të madh të marketeve dhe gjashtë zinxhirët tjerë kryesorë, duke vërtetuar se tregu modern ofron alternativa më të favorshme për konsumatorët.

Qëllimi i këtij studimi është të rrisë transparencën në sektorin e shitjeve me pakicë dhe të nxisë bashkëpunimin mes zinxhirëve të marketeve për të përmirësuar qasjen në të dhëna dhe për të siguruar raportim më të saktë. Të dhënat e sakta dhe të qasshme janë thelbësore për optimizimin e çmimeve dhe krijimin e një tregu më të drejtë për konsumatorët.

Kjo analizë pasqyron të dhënat për vitin 2024 dhe synon të ndihmojë konsumatorët dhe bizneset të marrin vendime më të informuara mbi çmimet dhe ofertat në tregun kosovar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat