Shifra rekord janë shënuar ditën e sotme në Itali nga COVID-19, ku janë regjistruar 822 viktima dhe 29 003 raste pozitive.
Pavarësisht kufizimeve nga qeveria italiane për qarkullimin e qytetarëve, duket se numri i rasteve të reja vijon të rritet çdo ditë.
Një ditë më parë u shënuan 722 viktima, ndërsa sot u shënuan 100 viktima më shumë duke arritur një shifër të lartë.
Tani rastet totale të Covid-19 tejkalojnë një milion dhe gjysmë, duke arritur në 1,509,875 në total që nga fillimi i pandemisë.