Autoritetet vendore në Moskë zgjatën të enjten udhëzimin për periudhën e vetizolimit për banorët e kryeqytetit deri më 15 janar të vitit të ardhshëm, si masë kujdesi ndaj pandemisë së koronavirusit.
Rastet me COVID janë shtuar në mbarë Rusinë që prej shtatorit, por autoritetet i kanë rezistuar nevojës për të vendosur një izolim total.
Autoritetet deklaruan se rreth 30 për qind e stafeve të kompanive me bazë në kryeqytetin rus u është udhëzuar të punojnë nga ambientet e shtëpisë të paktën deri më 15 janar.
Moska, një qytet me mbi 12.5 milionë banorë, raporton disa mijëra raste me koronavirus në ditë. Ditën e enjte, në shkallë vendi u regjistruan mbi 25 mijë e 480 raste, duke e çuar totalin në 2 milionë e 187 mijë e 990. Ndërkohë, vdekjet llogariten mbi 38 mijë e 60 njësi.