Ministria e Brendshme Franceze ka kërkuar shkarkimin e tre oficerëve të policisë të kapur në video duke rrahur një burrë, në një kohë kur Franca po debaton një ligj të propozuar që ndalon filmimin e oficerëve të policisë.
Videoja e policisë duke rrahur një burrë është publikuar nga revista Loopsider të Enjten. Organi i mbikëqyrjes së policisë po shqyrton rastin dhe ministri i brendshëm Gerald Darmanin ka bërë thirrje për ndëshkimin e tre anëtarëve të forcave të sigurisë.
"Nëse autoritetet ligjore gjejnë paligjshmëri, unë do të kërkoj shkarkimin e tre oficerëve të policisë", citon dpa të ketë thënë Darmani.
Loopsider shkruan se burri i rrahur, prodhues i muzikës zezake me emrin Michel, ishte jashtë pa maskë të shtunën, shkelje kjo e rregullave aktuale të koronavirusit. Pasi pa një makinë policie që po afrohej, ai iku në studion e tij të muzikës.
Kamerat e vëzhgimit filmuan policinë duke e ndjekur brenda dhe duke e rrahur për disa minuta dhe Michel pretendon se shqiptuan fyerje raciste.
Ky incident ndodh në kohën e propozimit të ligjit që do të kufizonte të drejtat e banorëve për filmimin e oficerëve të policisë. Masa është duke u shqyrtuar në dhomën e ulët të parlamentit francez.
Kryeministri francez Jean Castex tha të enjten mbrëma, pas kritikave të publikut, se një komision i pavarur do të shqyrtojë një formulim tjetër të ligjit të diskutueshëm.