Kjo foto është shkrepur në Como të Italisë, ku ka protagoniste një vajzë e cila qëndroi me orë të tëra në këmbë, mbi kabinën e veturës, duke parë dritaren e spitalit ku ishte e shtruar nëna e saj me shpresën për të përshëndetur.
Fotoja – e shkrepur nga Salvatore Amura, i cili banonte përballë spitalit – tregon shpresën që ka vajza për të parë nënën, e cila ndodhet në izolim në një nga pavionet e Covid në spitalin Valuce në Como, një nga zonat më të prekura nga covidi.
“Në këtë situatë ndodh të shohësh familjarë dhe miq të cilët përpiqen të përshëndesin njërëzit e tyre, t’i bëjnë ata t’i ndjejnë afër, kjo është një fotografi që e bën zemrën të ndjejë.
Vajza qëndronte aty dhe nuk dorëzohej nga ora 10 e mëngjesit, deri në 5 pasdite, momenti kur unë bëra foton. Shpresoj që kjo situatë të mbarojë e çdo gjë të kthehet normalitetit”, ishin fjalët e Salvadores në postimin e tij në Facebook.