Gjermania shënon mbi 21.000 raste me Covid-19 për një ditë

Evropë

Gjermania shënon mbi 21.000 raste me Covid-19 për një ditë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:40
Ilustrim

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 21.695 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1.028.089, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 379 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 15.965.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat