Policia londineze ka arrestuar gjatë shtunës 155 persona që kishin thyer masat anti-covid.
Autoritetet policore njoftuan se arrestimet u bënë për vepra si thyerje të masave, posedim droge dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë, raporton reuters.
Policia u ballafaqua me protestuesit që kundërshtonin vaksinën anti-covid me brohoritjet si “Jo më gënjeshtra, jo maska, jo izolime”.
Masat izoluese në Angli do të përfundojnë më dy dhjetor.