Ditët e fundit Mali i Zi është përballur me një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me Covid-19.
Sakaq autoritetet kanë marrë vendimin për të rikthyer një mbyllje të pjesshme të vendit, duke ndaluar lëvizjen gjatë fundjavës.
Ndalimi i automjeteve do të fuqizohet nga ora 19:00 e të shtunës deri në orën 05:00 të ditës së hënë.
Raporti i viktimave në 100 mijë banorë e renditi Malin e Zi disa ditë më parë si vendin e dytë me më shumë raste të reja në Europë.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 520 raste të reja dhe 5 vdekje nga 1510 teste të kryera.
Që prej fillimit të pandemisë Mali i Zi ka regjistruar 474 viktima.