Mbretëria e Bashkuar është në rrezik të përballet me një valë të tretë të pandemisë së koronavirusit COVID-19.
Paralajmërimi vjen nga Ministri i Jashtëm Dominic Raab, i cili thekson se kjo do të ndodhë nëse nuk zbatohen siç duhet masat kufizuese në javët e ardhshme.
“Ekziston një rrezik i tillë nëse nuk gjejmë ekuilibrin e duhur”, tha Raab kur u pyet nga BBC nëse rastet mund të ngriheshin përsëri në janar dhe shkurt.
Ministri shtoi se qeveria e Kryeministrit, Boris Johnson po bën gjithçka që mundet për të shmangur një bllokim të ri, mbarëkombëtar.