Në Kroaci 57 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 2919 të infektuar të rinj.
Numri i rasteve aktive në Kroaci ka arritur në 23.062, ndërsa prej tyre 260 janë në respiratorë.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, është vetizoluar, pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Në Slloveni ndërkohë kanë vdekur 48 persona si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, e janë regjistruar 1106 raste të reja të infeksionit nga testimi i 3644 mostrave.