Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Parisit të shtunën dhe kanë protestuar kundër një projekt-ligji për sigurinë e policisë.
Ata kundërshtojnë disa pika në ligj, siç është dënimi për fotografimin apo filmimin e policëve gjatë punës së tyre.
Sipas mediave vendase, protesta nisi e qetë por përleshjet filluan pasi disa nga protestues hodhën gurë dhe fishekzjarrë ndaj policisë.
Pas këtyre veprimeve, protestuesit vijuan me më shumë dhunë duke djegur kioskat dhe disa makina. Lidhur me ketë incident, Macron tha se është diçka e papranueshme dhe e turpshme.