Britani/ Arrestohen 155 persona gjatë protestave

Evropë

Britani/ Arrestohen 155 persona gjatë protestave

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:07
Protesta

155 persona u arrestuan të shtunën nga policia britanike për protestën kundër vendosjes së karantinës për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, sipas Associated Press.

Protestuesit, shumë prejt të cilëve nuk mbanin maska, marshuan në Londër, duke thirrur “Liri” dhe duke mbajtur pankarta me shënimin “ jo më karantinë”.

Britania miratoi një system të ri të bllokimit të vendit bazuar në numrat e të infektuarve. Këto masa sipas kryeministrit britanik Boris Johnson do të përfundojnë më 2 dhjetor.

Pjesa më e madhe e vendit, përfshirë Londrën ndodhet nën masa të rrepta të izolimit, si ndalimi i grumbullimeve familjare, apo mbyllja e bareve dhe e restoranteve.

Britania shënoi 15,871 raste të reja me koronavirus të shtunën, rreth një mijë raste më pak se sa të premten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat