Katër policë paditen për rrahjen e një personi me ngjyrë në Paris

Evropë

Katër policë paditen për rrahjen e një personi me ngjyrë në Paris

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:39
Paris

Katër oficerë të policisë janë paditur të dielën për rrahjen e një personi me ngjyrë.

Nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar një video në të cilën shihen policët duke ushtruar dhunë mbi personin në fjalë.

Viktima Michel Zecler kishte nevojë për qepje pas sulmit, shkruan Euronews.

Oficerët e kanë mohuar se kanë bërë abuzim racor të Zecler gjatë sulmit.

Sulmi ka nisur pasi Policët i kanë kërkuar Zecler që ta mbajë maskën në fytyrë, siç kërkohet nga ligji francez gjatë pandemisë COVID-19.

Policët kanë thënë se studioja e muzikës ku po qëndronte Zecler, mbante erë të fortë kanabisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat