Qeveria franceze ka hedhur poshtë një projektligj të diskutueshëm të sigurisë që kërkon të ndalojë filmimin e oficerëve të policisë në veprim, tha një zëdhënës i partisë së presidentit, Emmanuel Macron.
“Shumica do të paraqesë një version krejtësisht të ri të Nenit 24 të ligjit sepse ne e dimë që dyshimet ende ekzistojnë”, tha Christophe Castaner, presidenti i grupit parlamentar të MacRon LaRem (Republika në Lëvizje).
Projekt-ligji i ri duhet të “shpërndajë dyshimet” dhe të shmangë “çdo keqkuptim”, tha Castaner.
Kundërshtarët e ligjit të propozuar pretendojnë se neni parandalon të drejtën e informacionit dhe kërkon heqjen e plotë, shkruan agjencia AFP.
Dhjetëra mijëra njerëz protestuan gjatë fundjavës në të gjithë shtetit francez kundër projektligjit pasi dy raste të brutalitetit të policisë tërhoqën vëmendjen e publikut.