Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 12,330 raste të pozitivë me koronavirus dhe 205 viktiam gjatë 24 orëve të fundit, sipas shifrave zyrtare të qeverisë.
Numri i të infektuarve është rritur lehtë nga 12,155 raste të reja që u konfirmuan të dielën, ndërsa numri i vdekjeve ka rënë nga 215 që u regjistruan një ditë më parë.
Numrin i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe ka shkuar në 1,629,657, kurse numri i viktimave nga COVID-19 në 58,448.
Në Uells kishte edhe 802 raste të tjera dhe tre vdekje, duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në 80,342 dhe të vdekje totale që nga fillimi i pandemisë në 2,540, sipas Shëndetit Publik të Uellsit.