Gjermania do t'ua paguajë 317 milion euro koncerneve të energjisë për për t'i fikur termocentralet me qymyr, njoftoi Agjencia federale e infrastrukturës së rrjetit, duke paralajmëruar një hap të rëndësishëm drejt mbylljes së uzinave të qymyrit dhe kalimin në burimet e pastra të energjisë.
Sipas një plani të publikuar nga Agjencia federale e infrastrukturës së rrjetit, kompanitë e energjisë morën kompensim prej 317 milion eurosh për gjithsej 11 blloqesh të termocentraleve me qymyr.
Të 11 blloqet do të mbyllen në fillim të vitit të ardhshëm.
Përfundimi i procesit në 2038
Midis përfituesve të premisë janë kompania më e madhe gjermane e energjisë RWE, e cila do të mbyllë dy njësi në fillim të vitit të ardhshëm dhe kompania suedeze "Vattenfall", e cila do të mbyllë një termocentral në Hamburg.
Sasia e premisë që kompania merr për shuarjen e blloqeve që përdorin thëngjillin varet nga sasia e energjisë elektrike që prodhon secili bllok.
Ky është fillimi i një procesi gjatë të cilit të gjitha termocentralet gjermane që përdorin qymyr duhet të mbyllen deri në vitin 2038.