Bie numri i viktimave në Itali, mbi 20 mijë të infektuar me COVID-19

Evropë

Bie numri i viktimave në Itali, mbi 20 mijë të infektuar me COVID-19

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:47
Ilustrim

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit Italia është ndër 5 vendet më të goditura nga pandemia gjatë javës së fundit.

Me 184 mijë të infektuar gjatë shtatë ditëve të fundit e mesatarisht 3 mijë raste të reja në çdo 1 milion banorë, Italia renditet në vendin e katërt pas SHBA, Indisë dhe Brazilit për numrin më të lartë të rasteve pozitive, ndërsa e pesta rënditet Rusia.

Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar 684 viktima e  20,709 të infektuar nga Covid 19.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 38.740 e deri më sot numri i tyre ka arritur në 823.335 .

Ndërsa persona aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë 761.230.

32454 prej tyre po kurohen në strukturat spitalore e janë -357 më pak se nëj ditë më parë e 3616 në repartet e terapisë intesive e -47 pacientë më pak se dje. Në kurim shtëpiak ndodhen aktualisht 725160 persona.

Tampone të kryer në 24 orët e fundit në Itali janë 207.143 e deri më sot janë kryer gjithsej 22.334.342 tamponë.

Nga fillimi i pandemisë Italia regjistron 1,641,610 të infektuar dhe 57.045 viktima.

Image
Të dhënat për të gjithë rajonet:
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat