Vdes ish-presidenti francez

Evropë

Vdes ish-presidenti francez

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 08:00
Valery Giscard d’Estaing

Ish-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing, një ndër arkitektët kryesorë të integrimit evropian në fillim të viteve 1070, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, njoftoi të mërkurën Pallati Elysee.

Giscard, i cili udhëhoqi Francën nga 1974-1981, ishte shtruar kohët e fundit në spital në Francën perëndimore dhe po mjekohej në pavionin e kardiologjisë, sipas radios Europe 1, e cila ishte e para që e njoftoi vdekjen.

Ish-udhëheqësi francez kujtohet për prirjen për modernizim në shoqërinë franceze, duke lejuar divorcin me mirëkuptim dypalësh, legalizimin e abortit, si dhe ishte një ndër arkitektët e integrimit evropian.

I zgjedhur president në moshën 48-vjeçare, ai erdhi në post pas udhëheqjes së stilit të De Golit dhe u përpoq të liberalizonte ekonominë dhe normat sociale. Ai humbi në përpjekjet për rizgjedhje përballë socialistit, Francois Mitterrand.

Ai krijoi lidhje të ngushta me ish-kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schmidt dhe së bashku ata hodhën themelet për një monedhë të përbashkët evropiane, pasi krijuan Sistemin Monetar Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat