Qeveria franceze do të nisë një valë masash "masiv dhe i pashembullt" për të luftuar ekstremizmin fetar, tha të mërkurën ministri i brendshëm Gerald Darmanin, duke shtuar se një hap do të jetë inspektimi i 76 xhamive.
Darmanin njoftoi në Tëitter se rezultati i këtyre hetimeve, nëse konfirmohen lidhje me ekstremizmin, mund të jetë mbyllja e disa xhamive.
Qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron u është përgjigjur disa sulmeve vdekjeprurëse islamike në javët e fundit duke premtuar të marrë masa kundër asaj që disa zyrtarë publikë e kanë quajtur "armik të brendshëm".