Berlini është gati të hapë një pallat të shekullit XV, që dikur i përkiste mbretit, pas një restaurimi të gjerë të kryer në kryeqytetin gjerman pas shembjes së Murit të Berlinit.
Ishte gjithashtu një nga projektet më të diskutueshme në qytet. Përzierja e barokut me stilin modern e pallatit prej 677 milionë eurosh (818 milionë dollarë) u ridizajnua dhe rindërtua tërësisht.
Ai u shkatërrua në 1950 nga komunistët e Gjermanisë Lindore si një simbol i militarizmit perandorak gjerman. Ai do të strehojë koleksione të rëndësishme nga dy muze shtetërore dhe objekte që përshkruajnë historinë e Berlinit.
“L’Humboldt Forum” do të bëhet një lagje e re e qytetit”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i projektit dhe historiani i artit Hartmut Dorgerloh.
E përhapur në rreth 40 000 metra katrorë dhe mbështetur nga kancelarja Angela Merkel dhe paraardhësi i saj Gerhard Schroeder, ndërtesa e re ndërthur një modernizim me një fasadë kryesisht neoklasike të projektuar nga arkitekti italian Franco Stella./Atsh