Qytetarët e Çekisë kanë filluar të shkojnë sërish në bare dhe në restorante, ata që nga tetori ishin në masa kufizuese, kjo për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Çekët për javë të tëra kishin pritur me padurim të shkojnë edhe në dyqane dhe qendra estetike.
Një qytetare Marcela Judlova ka thënë se lirimi i masave kufizuese e shton atmosferën e Krishtlindjeve të këtij viti.
Edhe pse janë liruar masat atje janë duke vazhduar të shfaqen mijëra raste pozitive me COVID-19 brenda ditës.
Infeksionet e përditshme ende qëndrojnë në mijëra.
Shkalla e vdekjeve nga koronavirusi në këtë shtet është ndër më të lartat në Evropë, shkruan Reuters.