Një 25-vjeçar britanik u qëllua për vdekje nga një gjahtar francez, pasi ky e fundit tha se e ngatërroi me një derr.
Ngjarja ndodhi në Francën jug-perëndimore, në fshatin La Garrigue.
Morgan Keane gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa francezi u arrestua nën akuzën për vrasje.
Kjo ngjarje erdhi vetëm një ditë pasi një gjuetar tjetër u burgos për vrasjen e një çifti britanik në alpet franceze.
Për këtë arsye, francezët janë ngritur duke kërkuar ndalimin e gjuetisë, pasi aksidente të shumta të këtij lloji janë regjistruar ndër vite.